Ka fituar shumë çmime, Lionel Messi tregon ku i mban ato

Lionel Messi është një prej futbollisteve më të mirë në historin e futbollit.
Argjentinasi ka fituar më shumë se 100 çmime në karrierë, duke përfshirë ato individuale dhe kolektive, shkruan IndeksOnline.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë është pyetur se ku i mban çmimet e fituara.
Ai tha se shumicën e tyre i mban në qytetin e Barcelonës e disa të tjera në Argjentinë.
“Unë i mbaj të gjithë trofetë e mi në Barcelonë. Kam një vend të veçantë edhe në Argjentinë, por shumica e tyre janë në Barcelonë. Është e vështirë të mbash kaq shumë trofe! Por është fantastike t’i kesh fituar ato. Je në momentin dhe gjithçka, por me kohën e vlerëson shumë më tepër”, ka thënë Messi./IndeksOnline/