Politikani shqiptar që jeton në Zvicër: Sa më shpejt që Vetëvendosja largohet nga pushteti aq më mirë për Kosovën

Politikani shqiptar që vepron në Zvicër, Korab Rashiti, shkruan në vazhdimësi për zhvillimet politike në Kosovës. Lidhur me ngërçin politik të krijuar në Kuvendin e Kosovës, Rashiti ka pasur disa kritika për Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur si një parti që janë marksistë në shpirt, shkruan Gazeta Express.
Sipas Rashitit, një parti si LVV është vështirë ta largosh nga pushteti dhe se ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të mos humbur ulëset e tyre në Qeveri.

“Ajo që po ndodh institucionalisht në Kosovë nuk është aspak për t’u habitur. LVV nuk është një parti si të tjerat – janë revolucionarë marksistë në shpirt. Dhe si gjithmonë me këtë lloj lëvizjeje, sapo e vendosin këmbën në qeveri, zakonisht e kanë shumë të vështirë të heqin dorë prej saj dhe janë të gatshëm për gjithçka!”, , ka shkruar Rashiti.
Ai ka thënë se LVV është forca politke më destabilizuese dhe se sa më shpejt të largohen nga qeveria aq më mirë do të jetë.
“Mos harroni: LVV është forca politike më destabilizuese socio-ekonomike e Kosovës… sa më shpejt të largohen nga qeveria, aq më mirë do të jetë, sepse po, tashmë të gjithë e kanë kuptuar që është një mashtrim!Rreziku absolut është që ata të qëndrojnë në pushtet. Pse? Sepse do të bëjnë gjithçka për të mos u larguar, deri në pikën e shkatërrimit të institucioneve demokratike… Sepse ata nuk dinë të tërhiqen.Mos mendoni se janë demokratë kur janë në pushtet – ata janë demokratë vetëm kur janë në opozitë, Po Edhe aty e kan problem”, ka shkruar Rashiti.