Jo vetëm Alexander-Arnold, një tjetër lojtar pritet të largohet nga Liverpooli

Tashmë e dimë se ylli anglez, Trent Alexander-Arnold do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.
Ai nuk do të vazhdojë kontratën e tij me “Reds”, me anglezin që thuhet se do t’i bashkohet Real Madridit.
Mirëpo siç raporton Fabrizio Romano, Alexander-Arnold nuk do të jetë i vetmi që do të largohet, pasi që edhe uruguajani Darwin Nunez, pritet që të largohet nga Liverpooli.

Uruguajani, kishte pasur interesim edhe nga Al-Nassr në merkaton e janarit por ishte refuzuar nga ai.
Nunez, ka bërë 42 paraqitje me Liverpoolin këtë sezon, ku ka arritur të shënojë vetëm 7 gola dhe 7 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/