Albin Kurti pi kafe në lokalin e Uran Ismailit të PDK-së

55
fresco

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje është ndalur në lokalin e nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili.

Pasi ka barë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti dhe ka dhuruar gjak, kryeministri në detyrë është dëgjuar duke e ftuar për kafe ish-komandantin i Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit, Adem Shehun.

Më pas, bashkë me ish-eprorin e UÇK-së, ministrin në detyrë të Mbrojtës dhe vëllain e dëshmorit Ilir Konushevci, Kurti është ndalur në lokalin “Matisse”, e cila gjendet në sheshin Zahir Pajazit.

midle

Fotografinë nga kjo “ndej” e ka postuar aktivisti i VV-së, Egzon Azemi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar edhe ka i ka thënë Shehu kryetarit të VV-së.

“Vazhdo Albin, vazhdo se kështu po kryen detyrën e shenjtë që kemi ndaj Kombit, thoshte gjenerali Adem Shehu, në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, ku për një kafe u ndalën bashkë me Ministrin e Mbrojtjës dhe vëllaun e dëshmorit Ilir Konushevci”, ka shkruar Azemi.

Rrjeti i lokaleve “Matisse” është në pronësi të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili, i cili në këtë mandat është zgjedhur edhe deputete i PDK-së.

Comments