VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike

Sot në Strugë, koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje të përbashkët, ku u vendosën themelet e një bashkëpunimi të strukturuar politik për të ardhmen. Gjatë takimit, u mor vendimi për formimin e një Kryesie të përbashkët me 23 anëtarë – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe organizimit politik të koalicionit.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Përpara qëndrojnë shumë punë, vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha – një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve.
Qëllimi i koalicionit VLEN mbetet i qartë: t’i ofrojë Strugës dhe gjithë vendit një përfaqësim të denjë, dhe të ndërtojë një të ardhme me vizion dhe besim.