Vdes ish-portieri legjendar i Kombëtares së Argjentinës

61
fresco

Ka ndërruar jetë ish-portieri i Boca Juniors dhe i Kombëtares së Argjentinës, Hugo Gatti.

Ai ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, pasi pësoi disa komplikime pas një operacioni.

Gatti njihej në futboll si “El Loco” apo i çmenduri, ku njihej për karakterin e tij si dhe stilin e çuditshëm të lojës, ku shpeshherë largohej nga zona e penalltisë për të funksionuar si një lojtar shtesë në fushë dhe bashkohej me shokët e tij në mbrojtje – dhe shumë herë në sulm.

midle

Ai luajti për skuadra si Atlanta, River Plate, Gimnasia dhe Union Santa Fe.

Pjesën më të mirë të karrierës e luajti te skuadra e famshme argjentinase, Boca Juniors ku kishte arritur suksese të mëdha duke fituar 2 Copa Libertadores, 3 tituj të kampionit në Argjentinë, 1 Kupë Interkontinentale si dhe ishte shpallur lojtari më i mirë në Argjentinë në vitin 1982./IndeksOnline/

Comments