Nga një hero në zero, Mbappe fishkëllehet nga tifozët madrilenë

Eliminimi nga Arsenali në Ligën e Kampionëve duket se ju la një shije të keqe tifozëve madrilenë.
Dhe kjo gjë u pa edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Athletico Bilbaos në La Liga, ku pasi u kthye monitori te Kylian Mbappe, tifozët shpërthyen në fishkëllima ndaj francezit.
Kjo nuk është hera e parë që po ndodh, pasi që ishte fishkëllyer edhe kur lëshoi fushën ndaj Arsenalit, shkaku i një lëndimi.

Mbappe, kishte qenë edhe i suspenduar pas asaj ndërhyrjes ndaj lojtarit të Alavesit, javën që shkoi.
Ndërjkaq sa u përket golave Mbappe, nuk zhgënjen pasi që në 49 paraqitje ai ka shënuar 32 gola dhe 4 asistime.
Por paraqitjet e tij janë lënë në harresë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, por mbetet prapë në garë për të përfunduar sezonin me titull pasi që gjenden në finale të Kupës së Mbretit si edhe janë ende në garë për të mbrojtur titullin në La Liga./IndeksOnline/