Detaje të reja nga aksioni në Kaçanik/ Një ish-polic dhe një ish-ushtar ndër të arrestuarit

Detaje të reja dhe ekskluzive kanë dalë nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në Kaçanik, që lidhet me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Burime të IndeksOnlinet bëjnë të ditur se ndër shtatë persona të arrestuar ndodhen edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Të dytë dyshohet se pas largimit nga institucionet shtetërore, i janë bashkuar një grupi të dyshuar ekstremist, për të cilin dyshohet se ka pasur lidhje të mundshme me organizimin dhe kryerjen e vrasjes së rreshterit të policisë.
Hetimet janë ende në zhvillim dhe të gjithë të arrestuarit do të intervistohen nga prokurori i rastit për të sqaruar rolin e tyre në këtë ngjarje tragjike.
IndeksOnline do të vazhdojë të sjellë informacionet më të reja për këtë çështje.