Kurti i tronditur me vdekjen e Papa Françeskut: Ishte zë i guximshëm

69
fresco

Deputeti Albin Kurti ka ngushëlluar për vdekjen e Papa Françeskut.

Edhe pse ky i fundit ishte në moshën 88-vjeçare, dhe me probleme të theksuara shëndetësore, Kurti është shprehur i tronditur.

Postimi:

midle

U trondita sot nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Si udhëheqësi shpirtëror i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën, ai ishte një zë i guximshëm për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare, dhe një mbrojtës i palëkundur i të varfërve dhe të margjinalizuarve në të gjitha shoqëritë. Si Papa i parë joevropian në më shumë se 1200 vjet, ai shënoi një pikë kthese në historinë e Kishës.

Takimi im me Papën më 22 qershor 2023 — gjatë të cilit riafirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Vatikanit dhe Republikës së Kosovës — mbetet një nga momentet më domethënëse gjatë kohës sime si Kryeministër deri tash. Ai bënte pyetje për Kosovën, për rininë e fëmijët dhe fliste për paqen me dashuri e për popujt me dhembshuri.

Është një takim që do ta kujtoj gjithmonë me kujdes dhe mirënjohje.

Pushoftë në paqe Papa Françesku. Trashëgimia e tij e mirësisë, përulësisë dhe guximit moral le të vazhdojë të frymëzojë dhe ndriçojë botën për brezat që vijnë.

Comments