Faton Peci: Të shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri

Deputeti nga radhët e Listës “Guxo”, Faton Peci pak më parë ka arritur në Kuvendin e Kosovës, për seancën konstituive.

“Të shohim a i kemi numrat, Albulena është kandidate përsëri”, ka thënë ai shkurt për media, transmeton IndeksOnline.
Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sot në orën 15:00. Megjithëse nuk i siguroi votat e mjaftueshme, Albulena Haxhiu ka deklaruar se edhe në seancën e së hënës do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës./IndeksOnline/