Tah konfirmon largimin e tij nga Bayer Leverkuseni

Mbrojtësi gjerman, Jonathan Tah do të largohet nga Bayer Leverkuseni në fund të këtij sezoni.
Këtë e konfirmoi vetë futbollisti në një intervistë për mediumin gjerman “Kicker”, ku i cili do të largohet pas 10-vjetësh.
Tah, me shumë gjasë do t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë, pasi flitet se gjermani ka një akord me drejtuesit e klubit katalanas.

“Vendosa disa kohë më parë që të mos qëndrojë këtu dhe klubi e di tani. Si gjithmonë, e kam komunikuar hapur dhe gjithçka është tashmë e qartë”, shpjegoi ai, megjithëse nuk është surprizë e madhe, pasi është lidhur me një largim që nga vera e kaluar.
Tah, ju kishte bashkuar Bayer Leverkusenit nga Hamburgu në vitin 2015, ku gjatë këtyre vjetëve kishte bërë 398 paraqitje ku shënoi 17 gola dhe 13 asistime.
Ai po ashtu ka fituar titullin e Bundesligës, Kupën e Gjermanisë si dhe Superkupën./IndeksOnline/