Dehari e ndërpret seancën pasi Konjufca u kërkon marrëveshje partive politike, a po heqin dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu?

83
fresco

Gkauk Konjufca tha se e kanë emrin e njëjtë, atë të Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Megjithatë, propozimi nuk u vu në votim pasi dështoi të kalonte dy herë të shtunën.

midle

Konjufca kërkoi “kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”.

“Meqenëse e kemi pa që të gjitha subjektet politike qysh dje janë prononcuar se do ta kishin qëndrimin e njëjtë edhe në këtë seancë, mendoj që kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveçse me një marrëveshje politike. Ashtu siç votohen nënkryetarët e Kuvendit, atë koncept duhet ta kishte edhe kryetari i Kuvendit. Pa krijimin e një mazhorance këtu në Kuvend nuk do të mund të themelohet vetë Kuvendi, mirëpo kjo e njëjta logjikë është edhe për nënkryetarët”, tha ai.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari e ndërpreu seancën konstituive dhe e thirri vazhdimin e saj për të mërkurën në orën 10;00.

Comments