Vdes kryetari i parë i Prishtinës pas luftës

131
fresco

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi.

Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama.

midle

Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet dhe ka vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm të Gashit për kryeqytetin dhe vendin në një kohë sfide.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademikut Salih Gashi – kryetarit të parë të Prishtinës pas luftës nga radhët e LDK-së dhe profesor i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Rama, duke shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët, komunitetin akademik dhe gjithë qytetarët e Prishtinës.

Comments