Fazliu e godet gazetarin Zeqiri, e quan Rrahman Morinë

387

Bekim Fazliu

Bekim Fazliu

Më në fund e vërteta doli në shesh.

Historia do ta mbajë mend si Rrahman Morinën. Shteti serb në Kosovë, megjithë ofertat marramendëse, mezi se arriti të gjejë një Rrahman Morina. Në Maqedoni, në këtë palaço shtet, për shumë lirë,jo një po fatkeqësisht gjen një elitë të tërë shqiptarësh , të cilët qoftë të organizuar politikisht si BDI e disa partiçka të tjera të vogla, qoftë si individë që vetëshpallen intelektualë të pavarur apo palo-gazetarë, por që në vetvete kanë një gjë të njëjtë, janë palaço që me krenarinë më të madhe përpiqen të na e shesin tradhëtinë ndaj kombit të tyre, si vlerë.

Më vjen keq për fëmijët e tyre të cilët do të duhen në të ardhmen të paguajnë gjynahet e së keqes që këta palo njerëz ia bënë kombit të tyre ose do të heqin dorë publikisht prej prindërve tradhëtarë.

Si nuk mendojnë se një ditë do të vdesin, kush do t’u shkojë në varrim, në cilën gjuhë do ju këndohet tallkini apo në cilat varreza do prehen.

Shqiptarët nuk e pranojnë tradhëtarin, as në mesin e të vdekurve. A ju kujtohet ku e ka varrin Esat Pashë Toptani, është në varrezat serbe në Paris. Rrahman Morina është varrosur mes “velikanëve” serbë në Beograd. Do vijë edhe ajo ditë sepse zoti kështu ka urdhëruar për të gjithë vjen një ditë fundi. Por atëhere, radhën për të mbajtur “velikanët” e sotëm të tradhëtisë kombëtare, do e ketë vetëm Strumica….

Comments