Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev është takuar me ambasadorin e ri të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Temë bisede e bashkëbiseduesve ka qenë procesi zgjedhor që e pret Maqedoninë në dhjetor të këtij viti, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zaev është deklaruar për zgjedhje të besueshme dhe për stabilizimin e vendit pas zgjedhjeve, duke theksuar se të gjitha tentimet e LSDM-së janë drejtuar kah sigurimi i vullnetit të lirë të popullit në Maqedoni.

Siç njoftojnë nga LSDM-ja, Zaev dhe Zhbogar kanë shprehur pajtueshmërinë e përbashkët se qytetarët e Maqedonisë e kanë vendin në BE dhe në NATO de se këtë rrugë mund ta trasojë vetëm një qeveri demokratike dhe përgjegjëse, e dalë nga zgjedhje të rregullta.