Ndahet nga jeta lideri më autoritar i Azisë 

352

 

Islam Karimov

Një nga liderët më autoritar të Azisë, është ndarë nga jeta pas 27 vitesh në pushtet.

Bëhet fjalë për Presidentin e Uzbekistanit, Islam Karimov, i cili ka humbur jetën gjashtë ditë pasi u dërgua në spital për hemorragji në tru.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Karimov është konfirmuar nga Qeveria e Uzbekistanit. Ai ka ndërruar jetë në spital.

Karimov nuk ka një pasues të qartë. Në Uzbekistan nuk ka opozitë të ligjshme dhe media është e kontrolluar rreptësisht.

Një raporton i OKB­së e ka përshkruar torturën nën regjimin e tij si “sistematike”. /Syri.net

Comments