Gruaja padit fqinjët: Të mos gatuajnë ushqime me erëza

249
auto_ereza1469607215

Kemi dëgjuar padi gjyqësore të ndryshme, por kjo është më e veçanta. Arsyeja është se një grua ka hapur një betejë gjyqësore për të ndaluar fqinjët e saj që të gatuajnë ushqim me erëza.

Ajo është Joanna Louise Cridlin, e cila njëkohësisht kërkon edhe një dëmshpërblim monetar, duke pretenduar se era e fortë e erëzave i krijon vështirësi në rrugët e frymëmarrjes. Sipas saj, aroma e erëzave vazhdon të ndikojë tek ajo edhe 8 orë pasi fqinjët kanë gatuar.

 

“The Mirror” shkruan se në padinë e bërë në Gjykatën e Lartë të Londrës, zonja Cridlin shprehet se jeton në shtëpinë e stilit viktorian për më shumë se 40 vjet. Por jeta e saj është bërë e padurueshme, që kur fqinjët e ri erdhën të jetojnë aty rreth 3 vjet më parë.

“Gatimi i ushqimeve me spec djegës duhet të klasifikohet si një sjellje antisociale”, shprehet ajo. Për shkak të problemeve shëndetësore gruaja kërkon nga gjykata që të dëmshpërblehet financiarisht dhe që fqinjët e saj të ndalin gatimin me erëza.

Comments