Operacion i madh i RENEA-s në Elbasan. Policia: Ja për çfarë po kërkonim

253
fresco

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me një aksion të ndërmarrë dje në mbrëmje së bashku me forcat RENEA.

Blutë bëjnë me dije se ishin angazhuar për kapjen e një personi, i cili akuzohet se qëlloi me armë në ajër paraditen e së shtunës në Xibrakë-Elbasan.

midle

Njoftimi i policisë

Më datë 22.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Elbasan-Xibrakë ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka patur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt, shtetasi S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Comments