QSA shpallë projektin “Shporta e Kurban Bajramit 2016“

238
kkkk

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit njofton opinionin e gjerë dhe bashkatdhetarët tanë, se me rastin e festës së Kurban Bajramit, bën organizimin e blerjes dhe therjes së kurbanëve.

Në kuadër të projektit QSA realizon një sërë aktivitetesh:

Blerja e kafshës – për Luginë të Preshevës LOPË, ndërsa për Kumanovë e Likovë DELE, të verifikuar në aspektin shëndetësor dhe të mbarësimit, të certifikuara nga mjeku veteriner

Therja në thertore të licencuar në formë legale nga një staf profesional, në kushte tejet të larta higjienike, duke i ndjekur dhe rregullat fetare të therrjes me tekbire dhe Bismil-lah.

Ajo që nuk dihet në këtë botë të globalizuar, është se si konkret bëhet therrja e kurbaneve dhe si është kualiteti i kurbanëve tanë?

Gjithashtu, opinonit duhet t’i sqarojmë se ku përfundojnë kurbanët e tyre dhe kush do të jenë përfituesit?

Shpërndarja e mishit deri në shtëpitë e familjeve përfituese në pako prej 5-7 kg – familjet në nevojë, fëmijët jetimë, të vejat, personat me aftësi të kufizuara, si dhe kategori tjera sociale në rajonin e Luginës së Preshevës dhe të Kumanovës e Likovës

Çmimi i kurbanit është 140 euro për Luginë të Preshevës dhe 120 euro për Kumanovë e Likovë dhe përmban këto shërbime:

përzgjedhja dhe blerja e kafshëve kualitative

kontrollet mjekësore mbi shëndetin dhe mbarësimin e kafshëve

inspektimin nga ana e inspektorit veteriner dhe kontrolli i mishit

copëtimi dhe paketimi i mishit, si dhe shpërndarja e pakove të mishit deri tek familjet përfituese shtëpi më shtëpi.

TVSH

Projekti do të implementohet në formë krejtësisht legale

Afati i fundit për dorëzimin e kurbaneve është më së voni data 10 shtator 2016, apo (dy ditë para festës së Kurban Bajramit)

QSA e dëshmuar për kualitetin e menaxhimit të projektit të Kurban Bajramit

QSA – mundësi për një kurban sa më kualitativ!

Comments