Hasanbeg, shumë familje pa kulm mbi kokë (VIDEO)

261

 

hasanbeg
 Shiu që bie me intensitet të vogël gjatë këtyre ditëve, ua rikthen kujtimet e mbrëmjes së 6 gushtit banorëve të Hasanbegut, të cilët kanë mbetur të traumatizuar që nga ajo natë, ku edhe sot e një muaj kanë mbetur duarbosh dhe të pafuqishëm për asgjë. Ende ka shtëpi të dëmtuara dhe të pabanuara, të gjithë të shpërndarë nëpër familjarë dhe të pazot.

“Gjendja është e rëndë për momentin edhe pse kanë kaluar 1 muaj e dy a tre ditë . Gjendja ka qenë shumë e rëndë, po aj person që ska qëllu këtu është rënd ta besoj se cka ka ndodh këtu ka qenë tmerr i paparë, Jemi si më fell në pjesën këtu diku 2 metre e 40 cm ka qenë niveli i ujit. E vërtet është se institucionet kan marrë masa kishe për ato 500 eurot, mirëpo sa është reale, nuk ësht fare meqë I gjith kontributi i dhënë për një pjesë të Stajkovcit aty ku kanë qenë e gjithë Maqedonia a ka pjesa jonë askush nuk ka ndërmarr asgjë”, tha njëri nga banorët e Hasanbegut.

Dëshira e vetme e shumë prej banorëve është rikthimi i gjithë familjes në një sofër, meqë tashmë ata janë shpërndarë dhe nuk shifen mes vete, edhe pse për t’i edukuar dhe për t’i mbajtur troq kanë punuar prindërit e tyre.

‘’Merhameti që na ka pru tjetër ska kërkush s’ka pru. Krejt familja mu ka shpërnda, do në Haraçinë do këndej veç unë kam ngel këtu. Çka me thanë tjetër. Po inshalla Zoti nëse ka dhanë emër do të vijmë ndonjë ditë e të mbledhemi ndonjëherë. Për ato fëmijë jemi mundu. Tjetër s’kam cka tham vet po e shifni sit keni mundësi bujrum me na nimu nuk është keq”, tha një banor tjetër.

Baltë dhe parregullsi sheh në çdo skaj, pafuqia e tyre që të mbijetojnë të vetëm tregon faktin që një muaj rresht nuk është lëvizur as edhe një gur./Shenja

 

 

 

Comments