Tragjedi: Vdesin 3 foshnja te posalindura ne Kliniken e Gjinekologjise ne Shkup

382

Nëna Shqiptare pas 17 viteve lindë tre foshnja në klinikat e Shkupt, që të tre i vdesin nga pajkudesia.

Vdesin tre fëmijë të posalindur nga rrethina e Tetovës në rrethana misterioze në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.

Ditën e hënë në mbrëmje nëna e fëmijve është hospitalizuar në Klinikën e Gjinekologjike të Shkupit dhe rreth mesnate pas një intervenimi kirurgjik lind tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Mënjëherë pas lindjes, janë ftuar familjarët që të vizitojnë fëmijët duke iu thënë se ata janë në gjendje vitale.

Ditën e nesërme familjarët nga mjekët kujdestarë kanë dëgjuar fjalë se në klinikë nuk ka numër të mjaftueshëm të inkubatorëve duke iu sugjeruar atyre ti marrin fëmijët dhe ti dërgojnë diku tjetër.

Deri në orët e mbrëmjes familjarëve ju kanë thënë se fëmijët janë në kujdes maksimal dhe janë vital dhe gjallë.

Rreth orës 22 të mbrëmjes familjarët informohen në mënyrë të befasueshme se tre fëmijët e posalindur kanë ndërruar jetë si rezultat i një sindromi të frymëmarrjes.

Pse 24 orë mjekët kanë deklaruar se fëmijët janë vital dhe në një moment informojnë të afërmit se ata kanë ndërruar jetë?

A është e vërtetë se në repartin në fjalë ka mungesë të inkubatorëve?

A është e vërtetë se Klinika e Pediatrisë nuk ka shpreh dëshirë ti pranojë këta fëmijë duke marrë parasysh numrin e madh të lindjeve dhe mungesën e inkubatorëve në repartin e Gjinekologjisë?

Rasti tashmë është alarmuar.Ministria e Shëndetësisë urgjentisht duhet të bëjë revizion dhe kontroll të brendshëm për veprimin e stafit të repartit të gjinekologjisë gjatë ditës së djeshme kur edhe vdesin tre fëmijët e një nëne që për herë të parë pas 17 viteve lind.

Ky rast duhet shqyrtuar mirë, të vërtetohet përgjegjësia dhe kryerësit eventual të përgjigjen para ligjit, që tu jepet shans nënave të tjera për lindje normale dhe fëmijë të shëndoshë.

Comments