Champions League/ Ndahen 4 vazot për shortin e grupeve, priten surpriza

283

Përfundimi i ndeshjeve të sotme të Ligës së Kampioneve ka zyrtarizuar edhe ndarjen e katër vazove për shortin që hidhet nesër në orën 18:00.

Me përjashtim të vazos së parë të shortit, që përbëhet nga ekipet kampione të 8 vendeve të para në renditjen UEFA, pjesa tjetër e skuadrave janë ndarë në bazë të koeficientit personal që kanë në renditjen e klubeve në Europë.

Sipas ndarjes, nuk është çudi që në këtë edicion të ketë të paktën një grup vdekjeje, duke llogaritur se vazo e dytë ka shumë ekipe të forta, si dhe në vazon e tretë ka skuadra mjaft cilësore si Liverpul, Napoli, Totenhem apo Roma.

VAZO 1: Real Madrid, Bajern Mynih, Çelsi, Juventus, Benfika, Monako, Spartak Moskë, Shakhtar Donjeck

VAZO 2: Barcelona, Atletiko Madrid, PSG, Borusia Dortmund, Sevilja, Mançester Siti, Porto, Mançester Junajtid

VAZO 3: Napoli, Totenhem, Bazel, Olimpiakos, Anderleht, Roma, Beshiktash, Liverpul

VAZO 4: Sëlltik, CSKA Moskë, Sporting Lisbonë, APOEL, Fejenord, Maribor, Karabak, RB Lajpcig

Comments