Stresi për klikimet e këngës së re: “Po t’i kisha blerë, 1 milion do t’i bënte për dy ditë”!

Reperi i njohur Stresi ka ndarë një postim në Instastory lidhur me këngën e tij “Terror 3”, duke shprehur bindjen se projekti ka goditur dhe meriton shumë më tepër vëmendje.

“Shkojmë share për 1 real milly. Se ti kishim ble, kishim shku 1 milli që në ditë të dytë”, ka shkruar ai, shkruan Indeksonline.

Me këtë mesazh, Stresi lë të kuptohet se kënga ka një sukses të vërtetë dhe se potenciali i saj është shumë më i madh se shifrat që mund të ketë arritur deri tani.

Në fund, reperi shton edhe një mesazh: “Dhemb kur mundohesh me ba mirë, e në fund del i keq”!!!

Duket se Stresi është i bindur për suksesin e “Terror 3” dhe kërkon që publiku ta mbështesë projektin.