Dua Lipa ka ndarë me fansat disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet me veshje elegante, ndërsa ka zbuluar edhe detaje nga projekti i saj i ri muzikor.
Këngëtarja pozoi me një fustan midi prej dantelle në ngjyrë bordo, nga koleksioni vjeshtë 2026 i stilistit Ludovic de Saint Sernin, me vlerë rreth 1,730 euro. Në një tjetër fotografi, ajo shfaqet me një bluzë korse në ngjyrë të verdhë të hapur nga Fancì Club, gjatë një mbrëmjeje me shoqet.
Dua publikoi gjithashtu një selfie nga studioja e regjistrimit, pas lançimit të kolonës zanore të videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto 6”, ku përfshihet me këngën e re “Go Easy”.
Në kolonën zanore janë edhe artistë të njohur si Lana Del Rey, Cardi B, Travis Scott, Future, Metro Boomin, PinkPantheress dhe Tame Impala.
Ndërkohë, “GTA 6” ka rikthyer diskutimet për personazhet femërore dhe marrëdhëniet në lojë, me historinë që këtë herë përqendrohet te Jason Duval dhe Lucia Caminos.


