Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë një deklaratë shumë të fortë së fundmi. Lideri i SHBA-ve, ka paralajmëruar se mund të urdhërojë sulme të reja ndaj Iranit, veprime që pritet të ndërmerren pas Vitit të Ri.
Në një intervistë të dhënë për “Fox News”, presidenti Trump akuzoi drejtpërdrejtë negociatorët e palës iraniane, se po zvarrisin procesin e bisedimeve. Ndër të tjera, presidenti amerikan tha se tensionet janë rritur pas zgjedhjeve në SHBA.
“Ata janë më agresivë tani sesa para zgjedhjeve. Ata flasin gjatë gjithë kohës, e vetmja gjë që bëjnë është të flasin, por e gjithë kjo është një marrëzi”, tha ndër të tjera Trump.
Kjo deklaratë e fortë e Trump, vjen në një moment tepër delikat në marrëdhënies me dy shteteve. Kujtojmë se SHBA-të, vazhdojnë të mbajnë të bllokuar detet ndaj porteve iraniane, si pasojë e konfliktit të gjerë në Ngushticën e Hormuzit.
Më tej, lideri i SHBA-ve tha se sulmet mes forcave dhe atyre iraniane do të vazhdojnë, ndërsa “ftoi” në sfidë Teheranin, që të përpiqet të thyejë atë bllokadë të ngritur në dete nga amerikanët.
“Shpresoj ta bëjnë këtë. Të gjithë do të përfundojnë në fund të detit, ashtu si pjesa tjetër e marinës së tyre”, ishte deklarata e fortë e Trump, duke kërcënuar haptazi palën iraniane, në rast se do të tentonin veprime ndaj forcave amerikane.


