OKB-ja: Bota të heqë dorë nga dhuna gjatë “Rio 2016”

360

 

rio1

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kërkoi dje heqjen dorë nga dhuna, në të gjithë botën, gjatë ditëve të zhvillimit të Lojërave Olimpike Rio 2016, që do të fillojnë javën e ardhshme.

”Duke qenë se dhuna po vazhdon të përshkallëzohet në shumë zona të botës, ne kërkojmë dhënien fund të saj gjatë olimpiadës Rio 2016”, deklaroi Ban.

“Armët në fushat e betejës duhet të pushojnë së qëlluari gjatë këtyre ditëve. Kjo do të respektonte vlerat që këto lojëra promovojnë: respektin, miqësinë, solidaritetin dhe barazinë”, theksoi ai

Comments