Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të rastit, dhe lokalisht reshjet do të jenë më të dendura dhe do të kalojnë 20 litra për metër katror në 24 orë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu, njofton Administrata Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë.
Në Shkup do të jetë me vranësira me reshje të rastit, veçanërisht në pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm, dhe temperatura do të variojë nga minimumi 5 deri në maksimum 10 gradë.
Sipas parashikimit, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, moti do të jetë me vranësira dhe shi gjatë fundjavës. Të shtunën, në vende të caktuara priten reshje më të dendura mbi 30 litra për metër katror në 24 orë.
Me depërtimin e ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet do të shndërrohen në shi dhe borë në disa nga vendet më të ulëta, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të jenë borë. Në male pritet mbulesë bore deri në 20 centimetra, ndërsa në vendet më të larta do të formohet edhe një mbulesë më e vogël prej 2 deri në 10 centimetra.


