Natën e 28 Nëntorit, dy punonjës shqiptarë të higjienës komunale u sulmuan barbarisht në Shkup.
Sipas raportimeve të mediave, ata i sulmoi një grup prej rreth 15 anëtarë të tifo grupit Komitët.
Dy punëtorët, që në atë kohë po bënin punën e tyre të ndershme për pastërtinë e qytetit, u rrahën pa asnjë arsye. Të plagosur, ata përfunduan në Urgjencën e Shkupit.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, tha se ngjarja ka ndodhur në orët e para pas mesnatës, ndërsa sipas deklarimeve të viktimave, sulmuesit janë prezantuar si “Komitë”. Ai ka theksuar se ekzistojnë dyshime serioze se sulmi mund të ketë motive etnike dhe se rasti do të hetohet me prioritet. /Zyrtare.net/


