Real përmbys rezultatin ndaj Sporting (VIDEO)

368

Real Madrid ka fituar me shumë vështirësi 2:1 në Santiagoe Bernabeu kundër Sportingut, ndërsa Dortmund ka deklasuar Legian e Besnik Hasit me rezultat 6:0

Kampioni i Evropës, Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 kudër Sporting Lisbonës, në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Golin për Sportingun e shënoi Bruno Cesar në fillim të pjesës së dytë, ndërsa rezultatin e barazoi Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë në minutën e 89.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, në skenë doli Alvaro Morata që shënoi golin e dytë dhe të fitores.

Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Borussia Dortmund ka mposhtur me rezultat të thellë 6:0 Legaian e trajnerit Besnik Hasi. /Express/


Comments