Endi Demneri shtatzënë me ish-in e Luana Vjollcës, dalin pamjet nga festa në bregdet

Modelja ka organizuar së fundmi një “gender reveal” në Sarandë, ku është zbuluar edhe gjinia e bebit.

Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj janë në pritje të një djali.Ky lajm i jep fund edhe pikëpyetjeve që kishin qarkulluar prej kohësh rreth identitetit të babait të fëmijës. Babai i bebit është Krenar Çoçaj.

Romanca mes tyre u përfol që verën e kaluar, pasi u publikuan pamje të dyshes në Ibiza, ku afrimiteti mes tyre ishte i dukshëm dhe ngriti dyshime për një lidhje romantike.

Deri më tani, as Demneri dhe as Çoçaj nuk kanë bërë një konfirmim publik për këtë kapitull të ri në jetën e tyre private.

Kujtojmë se lidhja e dyshes bëri bujë pasi Krenari doli nga një marrëdhënie disa-vjeçare me moderatoren e njohur Luana Vjollca.