KB Shkupi pësoi humbje në Gjevgjeli (Foto)

236

Basketbollistët e Shkupit kanë pësuar humbje përballë, ekipit të Blokotehna me rezultat 83:115, në kuadër të xhiros së tretë, të Ligës së Parë të Maqedonisë.

Kjo ishte humbje e tretë për ekipin tonë, nga tre takimet e realizuara deri më tani, por këto humbje nuk humbin shpresat e ekipit tonë, për ta arrit objektivin tonë për mbijetesë në ligë.
Sipas trajnerit të ekipit Enver Miftari, fillimi i ndeshjes ishte shumë i dobët, e cila i lejoj kundërshtarët të bëjnë diferencën, ku më pas u tregua si vështirësi shtesë që të kapët hapi dhe të ngushtohet epërsia.

“Kishim ndoshta fillimet më të dobëta, ku i lejuam kundërshtarëve që në pjesën e parë të krijon një epërsi prej 37:13. Por në dhjet minutat e dyta, morëm disi vetën dhe arritëm që ti konsolidojmë radhët tonë, dhe epërsinë e madhe të kundërshtarëve ta ulemi më pas se 10 pikë, ndërsa në pushim të gjatë shkuam me rezultat 53:42. Por ajo e cila na ndodhi në fillim të takimit, na u përsërit në fillim të pjesës së tretë, ku diferenca vetëm sa shkonte e u thellonte, dhe të fund pësuam me rezultatin 83:115, apo 32 pika diferencë. Por thjeshtë sot ekipi kundërshtarë ishte shumë më i mirë në të gjitha aspektet, dhe demonstroi edhe njëherë kapacitetin e tyre të mirë organizuar, dhe me plotë meritë shënuan fitore”, tha Miftari, pas takimit.

Në ekipin e Shkupit më efikas edhe kësaj herë ishte Haris me 27 pikë, ndërsa tek ekipi kundërshtarë Benxhamin me 28 pikë dhe Mijatovic me 25 ishin më të dalluarit.

Comments