Përgjegjësia e Çavkovit, Prokuroria nuk jep detale (VIDEO)

337

Prokuroria Publike nuk shpalos detale lidhur me procedurën penale ndaj ish drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov për dhunën e ushtruar ndaj studentëve një vit e gjysmë më parë. Organi akuzës nuk shpjegon nëse në mesin e 7 personave të thirrur për bisedë është edhe urdhër-dhënësi për intervenim Çavkov. Alsat M tentoi të kontaktoj me Çavkov për të konfirmuar nëse i njëjti për veprën në fjalë është thirrur në Prokurori, por kontakti më të ishte i pamundur. Nga ana tjetër, nuk dihet deri ku është procedura për përgjegjësinë e ish drejtorit të Byrosë së Sigurimit Publike lidhur me zhvillimet e përgjakshme të 27 prillit. Çavkov aso kohe përveç si drejtor i BSP-së, ishte emëruar edhe udhëheqës i Shtabit Operativ. Ditën kritike, ish ministri i Brendshëm Agim Nuhiu kishte komunikuar me udhëheqësin e shtabit i cili i kishte thënë se gjithçka është nën kontroll sa i përket zhvillimeve në Kuvend. Më pas Nuhiu nuk ka mundur ta kontaktojë për dy orë të tëra. Vetë Nuhiu në Alsat M kishte hedhur dyshimet se Çavkov ka qenë në njohuri për gjithçka, por qëllimisht nuk ka ndërmarr masa.

Erdhi Cavkov pas orës 20 dhe menjëherë e pyeta se ku ishit gjatë gjithë kësaj kohë që ju merrja në telefon? A ju bëra me dije dhe a ju tërhoqa vëmendjen se çka mund të ndodh në Parlament dhe diçka nuk është në rregull?! Ai më ktheu përgjigje se ky është populli dhe ne me popullin nuk mund të bëjmë asgjë. Dyshimet e mia janë se ai ka qenë në dijeni për të gjithë skenarin i cili i demaskua falë kontributit edhe të mediave- ka thënë Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm .

Mos-përgjegjësinë e Çavkov më 27 prill e ka konstatuar edhe Komisioni i MPB-së i formuar posaçërisht për konstatimin e lëshimeve policore më 27 prill. Në të thuhet Shtabi Operativ dhe udhëheqësi i saj nuk kanë ndërmarr masat e duhura edhe pse në bazë të zhvillimeve ishin plotësuar të gjitha kushtet për të ndërhyrë forcat policore. Në raport rezulton se Çavkov vetëm pas orës 20.30 minuta ka dhënë urdhër për evakuimin e deputetëve, respektivisht pas përleshjes së protestuesve të dhunshëm me deputetët e shumicës parlamentare.

Një ditë pas të enjtes së përgjakshme Çavkov doli me prononcim duke theksuar se nuk kishte njohuri për eskalim të protestave por në të njëjtën kohë akuzoi edhe shumicën parlamentare duke i adresuar kritika për kohën kurë kishin vendosur të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit. Çavkov vlerësonte se skenari ishte organizuar nga shumica parlamentare, pasi sipas tij deputetët e mazhorancës e dinin se pas orës 18 çdo ditë mbaheshin protestat e organizatës “Për Maqedoni të përbashkët”.

Pas kësaj, Çavkov kishte shfrytëzuar pushimin vjetorë, duke bllokuar kështu mundësinë për zgjedhjen e drejtorit të ri të BSP-së nga ana e Qeverisë. Nga muaji gusht Çavkov ndodhet në pension.

Comments