Gjimnazi ” 7 Marsi” ,17 profesorë marrin aktvendime të përhershme edhe në gjuhën shqipe

228

14370375_1086181871477407_2693586493312644625_n
Në një moment kur po bëhen debate të ashpra në nivele më të larta mbi cështjen e dy gjuhësisë dhe sidomos midis pushtetit dhe opozitës maqedonase , vjen një lajm i mirë, të paktën në Komunën e Tetovës , gjegjësisht në qendrën e Mesme “7 Marsi” transmeton Faktiditor.Ky institucion arsimorë sipas drejtoreshës Miqereme Rizai u ka ndarë 17 aktvendime të përhershme profesorëve .Por e vecanta është se për herë të parë ata janë dhënë në dy gjuhë, përfshirë edhe atë shqipe që sipas autoriteteve të kësaj shkolle është një moment i ri dhe shumë i rëndësishëm në respektimin e gjuhës shqipe .

Sipas Kushtetutës aktuale, në Maqedoni, zyrtare është gjuha maqedonase si dhe gjuha e bashkësisë etnike që përbën mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës, që nënkupton gjuhën shqipe, por përdorimi i saj rregullohet me ligj.

Në bazë të zgjidhjes së fundit ligjore, ajo përdoret vetëm në ato komuna ku numri i popullatës është mbi 20 për qind, ndërsa dokumentet personale dhe të tjerat jepen në dy gjuhë, por në bazë vullnetare dhe jo si obligim i detyrueshëm./Faktiditor/.

14344120_1086181891477405_2519069226620230559_n

 

Comments