E fejuara e gjen pa jetë, autopsia zbulon shkakun e vdekjes misterioze të 35-vjeçarit shqiptar

450

1

35-vjeçari shqiptar me iniciale B.H., i cili u gjet i vdekur nga e fejuara në kopshtin e banesës së tij në Imperia të Italisë, nuk është vetëvrarë.

Ky është përfundimi i autopsisë që përcaktoi se 35-vjeçari, natën mes 4 dhe 5 shtatorit, vdiq si pasojë e një krize iperglicemie, raportojnë sot mediat italiane, shkruan Syri.net.

I riu ishte diagnostikuar me një formë të rëndë të diabetit dhe mjekët i kishin këshilluar të shtrohej në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve të tjera. Por, shqiptari nuk i ka marrë për bazë shqetësimet e mjekëve.

Natën që ai u gjet i vdekur pranë një peme në kopsht, mediat raportuan se dyshohej për vetëvrasje, pasi aty u gjet një litar. Por. Litari përdorej për qenin.

Comments