Jackson: Do doja që Kosova ta ketë ushtrinë

247

Image result for Mike Jackson

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e ka pritur sot në një takim gjeneralin Mike Jackson, komandantin e parë të KFOR-it në Kosovë.

Veseli tha se është nder dhe respekt që në Kosovë të ketë personalitete të tilla siç është Jackson.

“Ky është gjenerali i lirisë së Kosovës që ka bërë punë të jashtëzakonshme në momentet e lirisë. Ne i jemi mirënjohës që pas 17 vitesh e kemi shtetin sovran”, tha Veseli.

Gjatë takimin me Jackson, Veseli tha se Kosova shumë shpejtë do ta ketë ushtrinë e vet dhe se synim kryesor është anëtarësimi në NATO.

“E dimë që kemi sfidat tona por ne jemi të vendosur ta mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë. Jemi fanatik në drejtim të zhvillimit të shtetit tonë. Unë do ta shpall ‘Honoris Cauza’ gjeneralin e lirisë sonë në një ceremoni e cila do të mbahet në të ardhmen”, ka thënë Veseli.

Ndërsa gjenerali Jackson ka thënë se situata jo e mirë sa i përket shndërrimit të FSK-së në ushtri nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Ai tha se do të kishte shumë dëshirë që Kosova shumë shpejt ta ketë ushtrinë e saj.

Comments