Sulm mbi një televizion privat në Kabul

410
fresco

Dy burra të armatosur sot e kanë sulmuar televizionin privat afgan “Shamshad” në Kabul.

Pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë kumtuan se para sulmit është dëgjuar një shpërthim.

midle

Sipas burimeve të njëjta, njëri nga sulmuesit është vrarë nga ana e sigurimit të televizionit, ndërsa tjetri ka filluar të qëlloj ndaj rojtarëve, drejt të cilëve ka hedhur edhe një bombë dore.

Televizioni që transmeton program në gjuhën pashtune, për shkak të sulmit përkohësisht e ka ndërprerë punën.

Në komunikatën e forcave të sigurisë nuk është theksuar nëse ka viktima në sulm, as kush janë sulmuesit.

Së shpejti pas sulmit u prononcuan kryengritësit talebanë, të cilët mohojnë ndërlidhje të tyre me incidentin.

Comments