Masakra në Teksas, historia e Johhnie-t: Ja si e ndalova vrasësin

403
fresco

Johnnie Langedorf me të fejuarën e tij
Johnnie Langendorf është një i ri nga Teksasi, jeton në Seguin ku punon për Napa-n, një kompani që shet pjesë këmbimi për automjete. Kur doli në mëngjesin e 5 nëntorit për të shkuar tek e fejuara, nuk e imagjinonte që do të ishte një nga protagonistët e asaj që është cilësuar si “masakra më e rëndë në historinë e Teksasit”.

Johnnie në fakt është një nga dy njerëzit që ndaluan David Patrick Kelley, i riu 26 vjeç i cili qëlloi me armë zjarri në një kishë baptiste në Sutherland Springs, duke vrarë 26 persona dhe plagosur 30 të tjerë.

midle

Stephen Willeford, personi i dytë që ndaloi autorin
Vrasësi sapo kishte hipur mbi makinën e tij për t’u larguar, ndërsa një person tjetër, Stephen Willeford, 55 vjeç, po e ndiqte i armatosur. Johnnie u gjend para skenës ndërsa ishte duke drejtuar makinën e tij. “Pashë dy njerëz që qëllonin, – tha i riu teksan, – njëri ishte vrasësi, një tjetër banor i qytetit. Ndërsa njeriu që qëlloi në kishë largohej, tjetri iu afrua makinës sime dhe më tha se “duhet ta ndjekim” dhe hipi në mjet”.

Të dy “miqtë” nisën ndjekjen ndaj 26-vjeçarit, i cili pas pak metrash doli jashtë rrugës “Aty ndalova dhe njeriu që ishte me mua qëlloi ndaj autorit”. Sipas Johnnie-t dhe dëshmitarëve të tjerë që panë skenën, Kelley në të vërtetë kishte vdekur pak para ardhjes së policisë.

Makina me të cilën u ndoq dhe ndalua vrasësi
E para që tregoi gjestin heroik të Johhnie-t ishte e fejuara e tij Summer Caddell, me një postim në “Facebook”. “Siç e kanë mësuar shumë vetë, në qytetin ku jetoj ka pasur një masakër në një kishë. I fejuari im Johnnie ishte duke ardhur tek unë kur ndodhi ngjarja. Dhe bëri një gjest heroik, ndërsa gjithçka po ndodhte: njeriu që qëlloi ndaj Kelley-t hipi mbi furgonin e të fejuarit tim dhe nisën ta ndiqnin, deri sa erdhi policia”.

Comments