
Pasi prezantoi dy agjentët të FBI-së që kanë mbërritur në Tiranë, Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, ka bërë edhe një deklaratë të fortë. Ai u shpreh se në janar të vitit të ardhshëm priten rezultatet konkrete me arrestime të “kokave të mëdha”.
Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

“Kolegët e mi që ndihmojnë policinë, ata që ndihmojnë prokurorin, dhe FBI janë këtu për të ndihmuar në luftën kundër krimit të angazhuar. Programi ynë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombëtar, ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë SPAK dhe BKH. Kemi një agjent të ri special të FBI, i specializuar në krimin e organizuar që do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të Shqipërisë. Flasim me vepra dhe jo me fjalë. Ne në Amerikë kemi një shprehje ‘dreka falas nuk ekziston’, nëse Amerika dhe vendet e BE do të vënë burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë ne i presin rezultate, cfarë presim? Presim që ky plan agresiv i qeverisë së Shqipërisë të përfundoje dhe që ky sukses të vazhdojë në 2018 me SPAK dhe BKH”- tha ai.
“Së fundmi, ju keni një shprehje në gjuhën shqipe ‘dielli duket që në mëngjes’. Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë që krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon që deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale”, shtoi Lu në fjalën e mbajtur.