Ja përse Ambasada e Zvicrës në Shkup gjendet në rrugën “Salvador Allende“?!

220
Ja përse Ambasada e Zvicrës në Shkup gjendet në rrugën “Salvador Allende“?!

Gazeta zvicerane „St. Galler Tagblatt“, me te ka zhvilluar një intervistë të gjatë, të cilën „Shtegu.com“ e ka përshtatur në një version më të shkurtër. Zonja Suter ia ka filluar punës para disa muajsh dhe për te Maqedonia ka qenë e panjohur, por në këtë vend të vogël të përfshirë me probleme politike, ajo ka zbuluar edhe një popull jashtzakonisht mikpritës, kuzhinë të mrekullueshme dhe natyrë të shkëlqyeshme me shumë pyje, liqene e male. Për zonjën Suter, Maqedonia është e ngjashme me vendin ku ajo është rritur, pasi edhe në Shkup, sikurse në Weesen, malin dhe liqenin i ka afër.

Zonja Suter ka potencuar se Zvicra nuk mund t`i zgjidhë problemet e Maqedonisë, por se mund të kontribuojë në përmirësimin ekonomik e politik. „Aktualisht, çdo investor i huaj matet tri herë nëse do të investojë këtu, përderisa plotësisht nuk janë të garantuara siguria, tregtia e lirë dhe shteti juridik. Me bashkëpunëtorët e mi, unë po përpiqem të ndihmoj sidomos në lëmitë kushtetues, duke u mundësuar deputetëve qasje më të mirë në informatat, me të cilat do t`i përmbushnin më lehtë obligimet e tyre.

p75p1swissembskopjemk

Lidhur me 80 mijë shtetasit maqedonas të cilët kanë vendbanim në Zvicër, zonja Suter ka pohuar se ata e ndihmojnë dukshëm vendlindjen e tyre, duke dërguar për çdo vit mjete financiare për të ndihmuar familjet e veta, por edhe ekonominë e vendit. „Shumica e shtetasve maqedonas që jetojnë në Zvicër vijnë nga veriu shqipfolës i Maqedonisë, të cilin e përbëjnë pakica e myslimanëve maqedonas“, ka spjeguar ambasadorja zvicerane.

Ambasadorja zvicerane Suter është duke përfaqësuar Zvicrën në Maqedoni në dy role: Njëzet për qind si ambasadore, ndërsa tetëdhjetë të tjera si bashkëpunëtore për bashkëpunimin reciprok për zhvillim. Më tej, zonja Suter ka rrëfyer për bashkëpunimin reciprok për zhvillim, synimet e kësaj organizate për të ndihmuar vendet në zhvillim, inkuadrimin e saj në këtë lëmi etj. etj.

Për në fund, ambasadorja Suter ka theksuar se është krenare që Ambasada e Zvicrës në Shkup gjendet në rrugën „Salvador Allende“, pasi personaliteti i Allendes është një figurë e cila ka vlerë të lartë njerëzore, që kishte ndërmarrë një hap të guximshëm në Kil dhe i cili ishte ndaluar brutalisht.

Comments