Kurti: Shamitë le të mbahen, por fytyra zbuluar 

339

 

albin kurti

Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive dhënë për gazetën “Zëri”, ka folur edhe për qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me mbartjen e shamive në shkolla.

Kurti në këtë intervistë, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është e parimit që të mbahen shamitë mirëpo, që fytyra të jetë e zbuluar.

Ai po ashtu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, nuk është as islamofilë e as islamofobë dhe se sipas Kuritit, qëndrim i tyre është jashtëzakonisht parimor.

Comments