Ka vazhduar diskutimi për raportin e dytë gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale

754

katica janeva

Edhe sot në Kuvend ka vazhduar diskutimi për raportin e dytë gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale me pyetje provokative dhe përqeshje nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së ndaj Katica Janevës. Antonio Milloshovski kërkoi llogari nga Janeva nëse ka kapacitet për ta mbajtur postin që e ka. Nëse më herët ka marrë ndonjë lëndë nga krimi i organizuar dhe çfarë shkollimi ka mbaruar?

“A keni zhvilluar ju si prokurore në Gjevgjeli ndonjë rast ku vepra dhe sanksionet tejkalojnë pesë vjet burg. A keni udhëhequr ndonjë rast të krimit të organizuar? Sa dhe me çfarë suksesi i keni mbaruar ato para gjykatës? A keni udhëhequr ndonjë rast të bashkimit kriminel, të manipulimeve zgjedhore apo të veprave të rënda kundër shtetit?”, ka deklaruar Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-së.

Milloshoskit Janeva iu kundër-përgjigj me ironi…

“Faleminderit për pyetjet. Zotëri Milloshoskin e dëgjova me shumë koncentrim pasi e dëgjoj edhe në bisedat e përgjuara telefonike në mënyrë të paligjshme dhe e njoh shumë mirë kapacitetin e tij. Sa i përket kapacitetit tim, shef e kam patur prokurorin Marko Zvërlevski, prandaj ai le të tregojë”, u përgjigj Katica Janeva, prokurore speciale.

Janevën e pyetën edhe për atë se kush ka përgjuar dhe për çfarë qëllimi, por ajo tha se pa u mbaruar tërësisht hetimet nuk mund të japë përgjigje në këtë pyetje. Deputetët edhe sot reagonin ndaj mos pranimit të legjitimitetit të Kuvendit nga ana e Janevës. Ata thonin se nuk mundet që nga një institucion jolegjitim të burojë institucioni Prokurori Speciale dhe të jetë legjitim. Deputetja e pavarur Sollza Gërçeva tha se deshiron të ketë Prokurori Speciale por jo në krye me Janevën që është jokompetente dhe e pasjellshme.

Me kërkesë të Janevës debati i cili kryesisht po zhvillohet me kundërshtime politike do të pauzojë deri në orën 17:00, pas çka ka gjasë të zhvillohet deri në orën 23.

 

 

Comments