Qetësia bie në Manchester, shkatërron kampionin aktual Leiçester-Video

203

 

Image result for manchester leicester
Qetësi për Manchester United dhe Mourinho.Tre disfata rradhazi në kompeticione të ndryshme dhanë alarmin, por skuadra u këndell të shtunën në mesditë edhe atë duke mundur kampionin aktual transmeton Faktiditor.Leicester City nuk mund të bënte asgjë ndërsa pjesa e parë ishte një ferr i vërtetë për t’a në “Old Traford”.Një rrebesh golash pasuan vetëm për 45 minuta ndërsa shume raste tjera mbeten në tentativë nga vendasit që mund të thellonin shumë më tepër rezultatin.Por Mourinho për t’a bërë këtë kishte lënë në stol ikonën Ronney por edhe disa lojtarë tjerë përfshirë edhe Fellaini.
Golat për ‘Djajtë e Kuq’ i realizuan: Chris Smalling (22), Juan Mata (37), Marcus Rashford (40) dhe Paul Pogba (42) ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Demarai Gray .Manchester me këtë fitoretë thellë ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, tre më pak se lideri Manchester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Faktiditor/.

Comments