Barcelona fiton pa yjet ndaj Sporting-Video

278

Neymar chases the ballSergi Roberto is tackledSergi Roberto is tackledImage result for sporting gijon  barcelona
Nuk është njësoj pa Messin, por nuk është se mungoi vetëm ai në përballjen midis Barcelonës dhe Sporting Gijonit transmeton Faktiditor.Por ajo që e bënte të veçantë përballjen ishin dy miqtë që drejtonin dy skuadrat -Luis Enrique dhe Abelardo, dikur luani bashkë me Barcelonën por që të dy ishin pjesë edhe e Sporting Gijonit.Katalanasit e dominuan gjithë takimin ndërsa gjithçka vendosën në pjesën e parë përmes Suarez dhe Rafinha me një formacion thuajse të ngjajshëm me atë kundër Alaves .Por Barcelona duket se në transfertë luan më mirë .Të paktën asnjë ndeshje nuk e ka humbur jashtë.Plot pesë pikë ka lënë në shtëpi .Në ndeshjen kundër Gijon munguan nga fillimi shumë titullarë përfshirë Iniesta, Jordi Alba, Mascherano, Messi i lënduar, Ivan Rakitiç etj.Suarez në anën tjetër dhe Busquets gjithashtu nuk e luajtët gjithë ndeshjen duke u zëvendësuar.Golin e tretë për Barcelonën e shënoi Neymar , kurse të katërtin turku Arda Turan.Ishte Neymar ai që përmbylli gjithcka me rezultatin 5:0, por lojtarë më i mirë i ndeshjes ishte Sergi Roberto me asistimet e tij perfekte .Poashtu ajo që ishte për t’u veçuar ishte mbrojtja që kishte më shumë siguri kësaj rradhe .Barcelona me këtë fitore barazon me pikë Realin që ka një ndeshje më pak dhe do të përballet me Las Palmas, surprizën e këtij sezoni./Faktiditor/.

 

https://www.youtube.com/watch?v=JFrglSjTMqI

Comments