Ligji për përdorimin e gjuhëve, përplasje në komision, BESA kundërshton emërtimin

224
fresco

Komisioni për Çështje Europiane sërish pezulloi gjatë ditës shqyrtimin e amendamenteve për projektligjin rreth përdorimit të gjuhëve…

Kryetari i Komisionit, Artan Grubi, ndërpreu seancën pasi deputetët e Lëvizjes Besa e akuzuan për shkelje të procedurës dhe filluan të demonstrojnë pakënaqësinë duke u rënë bankave.

Sipas tyre, kryetari i komisionit dhe deputetët e BDI-së përpiqen të pamundësojnë debatin rreth këtij ligji, prandaj u paraqitën për fjalë dhe replika, ndërsa Grubi ua ka pamundësuar të drejtën për të arsyetuar amendamentin dhe nuk u ka dhënë fjalë për ndërhyrje procedurale.

midle

“Ky është një manipulim, të cilin ne si deputetë të Lëvizjes BESA nuk kemi mund ta tolerojmë. Kërkuam intervenime procedurale, nuk na u mundësua. Kërkuam që ta arsyetojmë amendamentin për të cilin ishim mbledhur në këtë komision. Edhe kjo na u pamundësua. Prandaj e pamë të arsyeshme që ta pamundësojmë edhe ne manipulimin që e bëri kryetari i komisionit me udhëheqjen e mbledhjes”,- deklaroi deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

“Për replikë pas fjalës së z. Vesel Memedi u paraqitën për replikë 6 apo 7 deputetë nga BDI, me ç’rast i filluan replikat dhe në ndërmjet kohë e patë ndërhyrjen nga dy deputetët e propozuesit të amendamentit dhe u shkaktua një rrëmujë, me ç’rast u detyrova ta ndërpres punën e komisionit, si dhe ditën e dytë të debatit, dhe të caktoj vazhdimin për 25 dhjetor”,- tha kryetari i Komisionit, Artan Grubi.

Por, pas pak orë, Grubi ndryshoi qëndrim dhe vazhdoi seancën në orët e mbrëmjes. Ndryshe, propozuesi i projekt-ligjit nuk e pranoi amendamentin e parë të Lëvizjes BESA, me të cilin kërkohej që propozimi të quhet Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe dhe jo Ligji për përdorimin e gjuhëve. Deputetët e këtij subjekti, edhe pse mbështesin në parim këtë projekt ligj, thanë se do të rishqyrtojnë vendimin e tyre nëse nuk pranohen amendamentet me të cilat pretendojnë të përmirësojnë tekstin e ligjit.

Në ndërkohë, grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së kanë njoftuar kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane se nuk do të merrnin pjesë as më 25 dhjetor, nëse nuk lëshohen nga paraburgimi deputetët e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE.

SHPËTIM NUREDINI

Comments