Robert Elsie tregon një zbulim albanologjik (Foto)
Robert Elsie
Albanologu Robert Elsie ka treguar për një zbulim albanologjik, siç e konsideron ai ‘të vockël’.
“Ja një zbulim i vockël albanologjik: Dioscerea balcanica, në Kopshtin Botanik të Berlinit (Gjermani). Kjo bimë u mblodh në Shqipëri nga botanisti gjerman Friedrich Markgraf (1897-1987) rreth viteve 1924-1928 dhe mbijetoi Luftën e Dytë Botërore ‘nëntokë’ për shkak të rrënjëve të saj të thëlla. Ndodhet ende në Kopshtin Botanik, nëntëdhjetë vjet më vonë”, ka shkruar Elsie. /lajmi.net