Kujdes shenjat e komunikacionit, vetëm frymëmarja nuk gjobitet

298
fresco

Një pjesë e gjobave në komunikacion janë rritur, ndërkaq janë vendosur edhe obligime të reja sikurse ulësja për fëmijë, veshje mbrojtëse për drejtuesit e bicikletave e të tjera, përcjell Aktuale.mk.

Ja lista e dënimeve sipas ligjit të ri:

Për mos lëshimin e këmbësorëve në vijat për këmbësorë është paraparë dënim prej 200 euro.

Për mosmbajtjen e rripit të sigurisë, dënim prej 40 euro dhe 25 pikë negative. Për udhëtarët e tjerë dënim prej 50 euro.

Shfrytëzimi i celularit, dënim prej 45 euro/25 pikë negative

midle

Dënim prej 50 eurove nëse shoferi nget makinën në shpejtësinë që pengon trafikun.

400 euro/ 65 pikë negative nëse nëpër vendbanime drejtoni makinën mbi 50 km/h.

300 euro dënim nëse shoferi nuk u jep përparësi drejtuesve të bicikletave.

15 euro/10 pikë negative në rast se shoferi nuk shfrytëzon sirenat për paralajmërim në trafik.

Për parkim në vende të ndaluara parashikohet dënim prej 45 eurove/25 pikë negative.

Për mospërdorimin e dritave gjatë ditës parashikohet dënim prej 15 eurove ndërkaq gjatë natës 35 euro gjegjësisht 15 pikë negative.

Comments