Një banor i Kumanovës do të ndiqet penalisht pasi dyshohet se ka kryer vepër penale “sulm seksual dhe përdhunim” ndaj bashkëshortes së tij 41-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër S.P. nga Kumanova, për shkak të dyshimit të bazuar se më 18.04.2026 rreth orës 18:00, në shtëpinë familjare në një fshat të Kumanovës, pa pëlqimin e saj ka kryer veprime seksuale ndaj bashkëshortes.
Rasti është proceduar dhe pritet të trajtohet nga organet kompetente.

