A do ta kishit njohur Leonorën? Kaq ndryshe ishte…[Foto]

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Leonora Jakupi sigurohet që në çdo paraqitje të duket sa më atraktive dhe arrin që të tërheq vëmendje të madhe.
Këngëtarja është ndër emrat që komentohet mjaft për stilin, bukurinë dhe elegancën e saj, shkruan rtv21.tv
Me muzikë Leonora filloi të merret prej moshes 15 vjeçare, emri i saj fillojë të bëhej i njohur gjatë kohës së luftës , ku Leonora solli një këngë që ka për temë luftën në Kosovë, këngë të cilën e titulloi ”A vritet pafajësia”.

Pas kaq shumë vitesh që zotëron skenën, Leonora është munduar të jap gjithmonë më të mirën për publikun, ku ajo vazhdon ende të sjellë projekte të reja për adhuruesit e këngës së saj. Koha kalon shpejtë, e me kohë po ecin edhe vitet për Leonoren e cila tani ka 39 vjet.
Nga vajza e cila në fillim është shfaqur me flokë të zeza dhe kaçurrela, tani duket krejtësisht ndryshe si nga pamja ashtu edhe nga stili i saj.
Leonora sa i përket dukjes tani është shumë detajiste, dhe fal kësaj ajo arrin që gjithmonë të komplimentohet për çdo paraqitje që ka.