A do të sillni Kurtin ‘me forcë’ për të dëshmuar? Isufaj: Nuk paragjykoj, por ligji i njëjtë për të gjithë

104

“A do ta sillni me forcë për të dëshmuar?”.

Ishte kjo pyetja që iu shtrua Kryeprokurorit të Prokurosisë Speciale, Blerim Isufajt, për çështjen e refuzimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u paraqitur në kapacitet të dëshmitarit për çështjen e Rezervave Shtetërore në MINT.

Në konferencë të fundvitit Isufajt iu drejtuan pyetjet rreth Kurtit, e në veçanti komentet e këtij të fundit për prokurorinë ku i quajti “kërmijë…e lepuj” për çështje të procedimit të hetimeve, sipsa tij, të përzgjedhura në favor të pushteteve paraprake.

“Deklarata denigruese dhe fyerjet publike minojnë integritetin e sistemit të drejtësisë dhe e cenojnë edhe besimin e publikut në drejtësi”, tha Isufaj.

Ndërsa sa i përket akuzave se prokuroria aplikon drejtësi selektive, Isufaj tha se “nuk qëndron asnjë argument i tillë” teksa tha se janë ngritur pesë aktuza “për ish-ministra” ndërsa “ende asnjë për ministrat aktuale”.

“Nuk na intereson fare ajo farë pune”, tha Isufaj, duke mos e përjashtuar ngritjen e aktakuzave për ministra në qeverinë aktuale.

“As nuk e kam ngu”, tha Isufaj dje për intervistëm e mbrëmshme në KTv.

Aty Kurti u lëshua në goditje ndaj prokurorisë, e në veçanti Blerim Isufajn, se po synon prodhimin e një lajmi ndërkombëtar për intervistim të një kryeministri të vendit për korrupsion.

Për më tepër i sfidoi që të shkojnë në zyre “nëse guxojnë”.

“Prokuroria Sepciale nuk është për të bërë skenare, ne punën e kemi me ligj e kushtetutë; e s’bëjmë dallime nga pozita”, tha ai.

Për atë që pushteti thotë se edhe më parë janë intervistuar kryeministra në zyre të veta: Isufaj tha se qe pesë vite sa është në funskion “nuk ka informacion” të ketë pasur situatë të tillë.

“Me siqnreitet nuk kam informacione nëse dikush shtë intervistuae në zyrë të Kryeministrit , qe 5 vite situata të tilla skemi pas”, tha ai.

Isufaj tha se ligji është barabartë për të gjithë, dhe se, për këtë, Prokuroria Speciale është e përkushtuar në punën e saj.

Për atë se a do të ndodhë “sjellja me forcë” e Kurtit për të dëshmuar, Isufaj foli në parim.

“Nuk paragjykoj kurrgjë. Por, qytetarët janë të barabartë dhe ligji do të zbatohet njëlloj”, tha ai.

Haxhiu, po ashtu në konferencë

Ministrja e Drejtësi, Albulena Haxhiu, duke mbajtur konferencë njëkohësisht me Isufajn, sulmoi këtë të fundit se thirrja ndaj Kurtit është politikisht e motivuar.

“Kurti nuk ka refuzuar të paraqes dëshminë e tij, ne kemi ngritur pyetje kur jemi pyetur për këtë çështje, që si është e mundur që rasti i rezervës shtetërore ka ndodhur vitin e kaluar, në gusht, dhe tek tani i bjen në mend Prokurorisë Speciale me ftu kryeministrin Kurti si dëshmitar”, tha ajo.

“Në ditën kur kemi qenë duke bërë gati listën e kandidatëve, jemi njoftuar për një ftesë të tillë. Qëllimet dihen, e ka thënë mbrëmë kryeministri, e ka paraqitur Blerim Isufajn si regjisor që dëshiron të shihet Kurti teksa hyn në ndërtesën e Prokurorisë Speciale, e të thuhet se është ftuar për një aferë korruptive. Në qeveritë e kaluara ka lulëzuar korrupsioni, këtu kemi qenë e dimë si janë pasuruar. Kush është marrë me ata?”, tha Haxhiu.

“Askush nuk mund të thotë që Kurti është i korruptuar, askush nuk mund të thotë. Dihet botërisht. Por ama, në të kaluarën ka lulëzuar korrupsioni, janë bërë milionera veç duke qenë politikan, dhe askush nuk është marrë me pasurinë e paligjshme të atyre që e kanë krijuar në kurriz të qytetarëve”,

“Kurti nuk ka refuzuar dëshminë, ai ka propozuar disa data, disa ditë, disa orë për ta intervistuar në zyrën e tij. Ka pasur edhe në të kaluarën që prokurorët kanë shkuar në zyrë për të dhënë dëshmi për raste të ndryshme. Unë i di ato raste, i dinë edhe ata, le të flasin

Comments