A duhet të shqetësohet EVN-ja? Qytetarët: T’i merret licensa EVN-së ose të largohet nga vendi!

Klan Macedonia raportoi sërish para godinës së EVN-së, qytetarët kërkojnë llogari. EVN hesht.
Pasi qytetarët u goditën rëndë në xhepat e tyre me çmimet e larta të energjisë elektrike nga kompania EVN sot qytetarët mendojnë se kësaj kompanie duhet ti merret licenca.
Shumë qytetarë mendojnë se kjo kompani duhet të largohet nga vendi.
Liçenca jo po me i përzënë si në Bullgari, edhe prej këtu duhet me i përzënë komplet.

Po menjëher duhet me i marr kësaj kompanie gati tre muaj paguaj 23 mijë, këtë muaj 54 mijë denar kam paguar në zvicër 54 mijë për 3 muaj se kam pagu as 300 franga.
Nuk e di se si janë shancet që ti merret licenca, ne cfarë ngjanë kjo…
Kjo është e turpshme, por deri sa populli është dele kështu do të vujamë të gjithë.
Edhe nga Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë (KOSM) thonë se “Grabitja e EVN-së duhet të ndalet. Ne po mendojmë se çfarë të bëjmë – nëse do të organizojmë protesta, nëse do të fillojmë të mbledhim nënshkrime për heqjen e licencës. Ndryshe, edhe pse EVN muajt e fundit u lëshoi fatura me çmime të larta, në disa qytete të shkupit, shumë shtëpi mbeten edhe pa energji elektrike. /tvklan.mk